Këlliçi: Gjurmët e korrupsionit e çojnë Erjon Veliajn deri në Iran. Një shtetas portugez është arrestuar në SHBA, por këtu ...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, deklaroi se gjurmët e korrupsionit me incineratorin e Tiranës e çojnë Erjon Veliajn deri në Iran.

Këlliçi theksoi se bëhet fjalë për kompanitë Gunvori dhe “Mapna Group”.

“Janë kompani të listuara në black-list-ën amerikane nga DASH dhe janë kompani që janë të faktuara që janë të lidhura me incineratorin e Tiranës këtu.

Erion Veliaj nuk të del jo vetëm në Zimbabve dhe Austri, por del edhe në Iran dhe ky është një nga problemet kryesore që ka të bëjë edhe me sigurinë kombëtare në SHBA.

Është një shtetas portugez që në shtator të vitit të kaluar është arrestuar në Nju Xhersi dhe ishte personi që garantonte financimin e incineratorit dhe ndërkohë që ishte një person që udhëhiqte një skemë piramidale dhe për këtë i janë vënë prangat.

Dhe ne gjejmë dokumentet, çojmë njoftimin zyrtar, unë çoj njoftimin e drejtësisë amerikane dhe njoftimin zyrtar të arrestimit dhe asgjë nuk ndodh.

Ne nuk jemi as prokurorë dhe nuk është detyrë e opozitës për të bërë një kallëzim, pasi SPAK-u është aty për një drejtësi pro-aktive. Pra ata janë aty për t’i hapur vetë çështjet dhe për t’i shkuar deri në fund. Por të na thonë një çështje që e kanë nisur vetë, pasi gjithçka buron nga puna e opozitës”, theksoi ndër të tjera Belind Këlliçi.

NDIQNI DISKUTIMET NE EMISIONIN “ORA E BETIT”