Shehaj: GJKKO ende nuk ka sjellë letrat për kallëzimin që është bërë për Inceneratorin e Tiranës
Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ende sot GJKKO nuk ka sjellë letrat për kallëzimin për inceneratorin e Tiranës.
Shehaj: Për fatin tim të mirë apo të keq kam dijeni për shumë dosje jo vetëm për këto të dyja.
Kur kompania që futet në tender dorëzon dokumentacion, merr vetëm një numër protokolli.
Ajo çka po bëjnë ata është se po plotësojnë atë dosje, nuk ka nevojë për numra të tjerë protokolli.
Ose praktika që është e një tenderi ka një numër dhe pastaj ka fraksione.
Unë kam qenë një njeri që kam pasur shumë besim te SPAK.
Ti mendon se po të mos donte SPAK të ndodhin këto gjëra, do ndodhnin?
E di shumë mirë se sa është punuar dhe sa shpejt është punuar ajo dosje.
Opozita ishte e vetmja që e vuri Altin Dumanin me shpatulla pas murit në parlament ku e pyeti se çke bërë për 5D e për Inceneratoritn.
Ende sot GJKKO nuk i ka sjellë letrat Belindit për kallëzimin që ka bërë për inceneratorin e Tiranës.
