Tragjedi në Shkodër, gjendet e pa*jetë një 15-vjeçare, ja për çfarë dyshohet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2024, 22:18
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Shkodrës.
Nga informacionet paraprake mësohet se një 15-vjeçare dyshohet se është vetëvarur në lagjen “Skënderbeg”. Vajza e mitur është gjetur pa shenja nga familjarët e saj.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës dhe motivi që e ka shtyrë drejt këtij akti të rëndë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

