DETAJET+FOTO/ I ngacmonte me mesazhe prej një muaji, mësuesi "ped*fil" i vizatimit në Korçë pezullohet nga puna, vajzat dorëzuan telefonat në polici
Policia e Korçës ka arrestuar një mësues 45-vjeçar me akuzën për ngacmim seksual të dy të miturave. Burime nga policia bëjnë të ditur se 14-vjeçaret merrnin mesazhe në whatsapp nga mësuesi i tyre Bledar Duro, i cili dyshohet se i ka ngacmuar në harkun kohor të një muaji.
Ndërkaq burime nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar bëjnë me dije se Bledar Duro, mësues i arteve pamore pranë kësaj drejtorie është pezulluar nga puna.
DENONCIMET E VAJZAVE
Burime pranë policisë shtojnë se bisedat e mësuesit ndaj nxënëseve kanë nisur para një muaji, ku ai mesazhi që komprementon Bledar Duron është mesazhi që i ka çuar njërës prej nxënësve ku i ka kërkuar si ndihet në çastet kur komunikonte me të. Ky mesazh duket se është prova më e fortë që prokuroria ka në dorë.
Kanë qenë vajzat që bashkë me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin e rëndë dhe si provë kanë lënë telefonat e tyre me mesazhet e mësuesit.
Sipas informacioneve nga burime policore, mesazhet dërgoheshin kur nxënëset nuk ishin në shkollë. Mesazhet e shpeshta kohëve të fundit detyruan nxënëset të ndërmerrnin një hap tjetër për t’iu drejtuar policisë së Korçës.
Mësuesi i arteve pamore sipas oficerëve të policisë gjyqësore i kishte fshirë të gjitha mesazhet e komunikimit ndërkohë që vajza që ka denoncuar rastin i kishte ruajtur.
Bledar Duro u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa pritet të zbardhen më tepër detaje lidhur me rastin.


