FOTO/ Të shtëna me çifte në muret e shkollës, mësuesja në Linaj: Autorë janë gjuetarë, të papërgjegjshëm...
Mësuesja Mimoza Rexhvelaj për mes një postimi në llogarinë e saj në "Facebook" ka publikuar pamje nga shkolla ku ajo punon ndërsa shkruan se disa persona kanë qëlluar në murin e shkollës në Linaj.
Rexhvelaj u shpreh se sot gjatë orës së fundit të mësim dëgjoi të shtëna pranë shkollës dhe kur doli jashtë pa në muret e shkollës shenja të mbetura nga plumbat. Ajo u shpreh se ky është një veprim i papërgjegjshëm ndërsa shtoi se autorë janë gjuetarë. Mësuesja shtoi se gjuetia është e ndaluar dhe se autoritetet duhet të marrin në kosideratët këtë zonë pasi individët janë të papërgjegjshëm.
Postimi i plotë:
Sot në orën e fundit të mësimit dëgjova krisma pranë shkollës ku punoj, dola pa frymë sepse ishte pranë dhe kur pash se shasmet e çiftes së gjuetarëve kishin prekur murin fundor të shkollës, ndjeva inat, mëri, pse jo dhe rrebelim për t’jua nxjerr fytyrat dhe emrat këtu, nuk e di në e keni të qartë se denoheni me ligj.
Ky është një veprim i papërgjegjshëm prejt tyre. Rreth shkollës ka gjithmonë fëmijë dhe unë me ta që më pëlqen të sodis natyrën dhe këto veprime mund të jenë fatale. Me sa jam në dieni është e ndaluar gjuetia, por dhe autoritetet duhet të marrin në kosideratët këtë zonë, meqense individët janë të papërgjegjshëm. Uroj të mos përsëritën më veprime të tilla, nuk do e kaloni lumin me një shkrim, ju betohem!!

