SPAK merr në dorë Dobraçin, Proda: Shpejt do kemi rezultate në hetimin e masa*rës
SPAK ka regjistruar procedimin penal për masakrën e Shkodrës.
Tashmë hetimi për katër viktimat e 30 tetorit në Dobraç do ta ndjekë prokuroria e posacme me dyshimin se u përfshinë grupe të organizuara kriminale.
Për vrasjen e Hamza Licit, Arlind Bushati dhe ku u përfshinë në aksidentin fatal çifti i bashkëshorteve Bashkim dhe Flutura kreu i policisë Ilir Proda u përball në komisionin e sigurisë kombëtare, ku raportoi mbi buxhetin e vitit të ardhshëm.
‘’Sidomos ngjarja e fundit e Shkodrës, unë jam qytetar vetë dhe e vlerësoj shqetësimin tuaj qytetar.
Unë me garanci po ju them se shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete'', tha Proda.
Shpejt tha se do të ketë rezultate.
Ndër të tjera Proda kërkoi mbështetje me armë e mjete për policinë.
Rritja e sigurisë kibernetike po ashtu u bë e ditur se do jetë pjesë e projekteve në vitin 2025.
