Rama “zapton” politikën e jashtme, Mediu: Do të duhej një strategji shumë serioze, jo vetëm batuta
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu në një intervistë në Ora News u shpreh se Rama “zapton” politikën e jashtme dhe se do të duhej një strategji shumë serioze, jo vetëm batuta.
Mediu: Një pjesë të emërimeve që Trump ka bërë kam arritur ti njoh kohë më parë për shkak të pozicionit që kanë pasur.
Edhe prurjet e reja siç është Elon Musk është një nga figurat më të spikatura të botës së biznesit.
Edhe figura të tjera nga bota e biznesit besoj se të dyja politikë dhe ai i biznesit krijojnë një administratë të plotë e cila do të përballet si në pikëpamje ekonomike në sfidat e emigracionit dhe të politikave të sigurisë të SHBA por edhe të politikës së Jashtme.
Ne duhet të kemi mundësi që të ndërtojmë një raport të drejtë me administratën dhe me kongresin amerikan për të trajtuar çështjet e interesit tonë Kombëtar dhe jo për ta parë se kush po vete të takojë kë edhe çfarë po bisedon.
Kjo nuk shkon në politikën e Jashtme qoftë ky edhe kryeministri apo qoftë edhe lënia në hije e presidentit.
A ka ndonjë autoritet në politikën e Jashtme presidenti apo kur ti teket kryeminsitrit?
