Buxheti 2025/ Blushi: Rama tallet me pensionistët, thellon e varfëron më shumë këtë kategori
Sekretari i Përgjitshëm i PL, Tedi Blushi e ka cilësuar buxhetin e 2025, si buxhetin e varfërisë dhe mjerimit për pensionistët.
Përmes një konferencë për mediat, Blushi tha se pensionet janë sot treguesi më i vërtetë, mbi batërdinë që ka bërë Rama në 11 vite qëndrimi në pushtet.
Sipas Blushit, Rama nuk mendon për këtë kategori që ka pasur një kontribut kryesor në vendin tonë, por mendon se si të vjedhë në mënyrë mosntruoze përmes PPP-ve, koncensiove, tenderave sekretë dhe rrugëve të florinjta.
Blushi tha se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë, ai i thellimit të varfërimit, diskriminimit, mjerimit dhe përjashjtimit të pensionistëve.
''S’ka treguas me të vertëte se pensionet, për batërdinë që ka bërë Rama në 11 vite qëndrimi në pushtet.
Vjedhjen e përbindshme me PPP, koncensionet, tenderat sekretë dhe rrugët e florinjta.
Buxheti i ardhshëm, është buxheti kundër pesnionistëve, që do të diskriminohen e përjashtohen, do të jenë më të varfër.
Buxheti i thellimit të varfëmrimit dhe mjerimit të tyre. 1.6 miliardë lekë për pensionistët.
Pensionet nuk do të rriten as 1%, ndërsa inflacioni është në masën 3 %.
Buxheti 2025 është tregues i mashtrimit të radhës së Ramës për indeksim të çmimeve dhe pensioneve.
Pensionistët janë më të varfër vitin e ardhshëm, se mbështetja ndaj tyre nuk është gjë tjetër veçse tallje e poshtërim për këtë kategori.''
