Protesta e katërt e pensionistëve/ Muçi: Grupimet më të brishta sociale, e domosdoshme ndërhyrja e ambulancave...

I ftuar mbrëmjen e sotme, në studion e lajmeve në "Ora News", në një lidhje të drejtpërdrejtë në "Skype", ishte aktivisti i lëvizjes "Bashkë", pedagogu, Redi Muçi, për të folur rreth katër protestave të pensionistëve.

"Kjo protestë do të vazhdojë për aq kohë sa pensionistët do vazhdojnë të vijnë në shesh, ta mbajnë gjallë këtë protestë. Ata janë nismëtarët dhe organizatorët e kësaj proteste, të cilët përgatiten para me kontaktimet me miqtë e tyre dhe të afërmit. Nuk duhet të harrohet fakti që pensionistët janë ndër grupimet më të brishta sociale. Në tre protestat e mëparshme ka qenë e domosdoshme ndërhyrja e ambulancave, për të marr pensionistët të cilëve iu vinte alivani, iu rritej sheqeri etj. Për aq kohë sa ato do kenë vullnetin e tyre, ne si lëvizje do të jemi krah tyre", u shpreh Muçi.