RRITJE REKORD E KREDIVE! BSH: 17 për qind më shumë hua në tre muaj, ekonomia në rritje
Banka e Shqipërisë ka raportuar rritje rekord të kredive. Deri në tetor shtesa e huave të miratuar ka qenë 17 për qind, ndërsa borxhet e këqija vijojnë në rënie. Zyrtarët e institucionit qendror financiar shprehen se kjo tregon dhe rritjen e qëndrueshme të ekonomisë
Kredia e dhënë nga bankat për individët dhe bizneset u rrit me 17%, gjatë muajve korrik gusht shtator.
Në raportin e Bankës thuhet se ky është niveli më i lartë për më shumë se një dekadë.
Në dokument shtohet se niveli u huave të këqija është në rënie çka flet për mundësi të mira paguese nga familjet apo subjektet.
Sipas drejtorit të Politikës Monetare, Erald Themeli, institucionet financiare po mbulojnë kërkesat që po ashtu janë në rritje.
Nivelet e inflacionit të lartë sipas Themelit i përkasin të shkuarës, ndërsa në vitin e ardhshëm do arrijë në parashikim.
Banka e Shqipërisë parashikon një rritje ekonomike në nivelet e 4 % edhe në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

