Pamjet e frikshme të Porto Romanos në Durrës, Hysaj: Qindra mijëra euro “Eco Park”-ut për rehabilitimin, por realiteti flet vetë

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Jola Hysaj përmes një postimi në rrjetet sociale denoncon situatën e rëndë në Porto Romano të Durrësit, aty ku qindra mijëra eurot e dhëna për rehabilimin e zonës shërbyen vetëm për propagandë, pasi realiteti flet për një zonë tejet të ndotur.

Teksa ka publikuar dhe pamjet nga zona ku u shit si super-investim i “Eco Parkut”, Hysaj thekson se pranë banesave të taksapaguesve të qytetit të Durrësit gjithçka është e lënë në harresë.

DENONCIMI I PLOTË I JOLA HYSAJT

Porto Romano Durrës!

Aty ku u shit super-investimi i “Eco Parkut”, qindra e mijëra euro të hedhura për rehabilitimin e kësaj zone të hedhura për propagandë.

Realiteti flet ndryshme, pranë banesave të taksapaguesve të qytetit të Durrësit gjithçka është e lënë në harresë.

Nga lodhja e madhe Kryetarja e Bashkisë Durrës përfitoi rritjen  maksimale të rrogës për vete, pasi kuptohet propaganda kushton shumë, e lodhet goxha duke bërë SHOW.

Ndaj të moçmit thonin: “Mos i shihni gunën, por punën”.

Sa për punën, pamjet flasin vetë!