Nisma e PD-së për ''Sky'' dhe ''Encrochat'', Meçani: Deputetët duan të mbushin një boshllëk që duhet ta bëjë SPAK

Gazetarja, Juela Meçani  e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se nisma e PD-së që deputetët duhet të tregojnë nëse kanë përdorur aplikacionet ‘’Sky’’ dhe ‘Encrochat’  është më shumë si një nismë provokuese në aspektin pozitiv dhe se Kuvendi dhe deputetët duan të mbushin një boshllëk që në fakt duhet ta bëjë SPAK.

Meçani: Më shumë sesa një nismë e shoh si provokim pra në një sens pozitiv provokuese.

Nuk shoh shumë të hyjë në punë Kuvendi këtu.

Unë mendoj se duket sikur Kuvendi ose deputetët duan të mbushin një vakum apo një boshllëk që në fakt duhet ta bëjë SPAK.

Duke qenë se mosbesimi gjerësisht i pranuar i njërës palë pra i palës opozitare ndaj aksioneve që po bën SPAK ndaj krimit të organizuar atëherë më duket si një nismë si një iniciativë ngacmuese, provokuese për të treguar që ne ja ku jemi, jemi të gatshëm të tregojmë se nuk kemi pasur të bëjmë me krimin e organizuar por ju çfarë do bëni?

Pra më shumë për të pritur apo për të ballafaquar përballë publikut një mazhorancë e cila jam shumë e bindur që nuk do e kalojë, nuk do e mirëpresi.

Me shumë justifikime disa prej të cilave edhe ligjore.