PD propozon ndryshime në rregulloren e Kuvendit/ Hoxha: Problemi më i madh i shoqërisë shqiptare është mos hetimi i krimeve zgjedhore

Grupi Parlamentar i PD ka propozuar një ndryshim në rregulloren e Kuvendit, duke kërkuar që çdo deputet të vetëdeklarohet nëse ka përdorur aplikacionet SKY ECC & ENCROCHAT.

Për të folur rreth kësaj teme, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte gazetari Julian Hoxha.

"Unë e shoh në disa prizma, por ajo që është e rëndësishme dhe që opozita mendoj që e ka të rëndësishme për ta çuar përpara si nismë, është fakti që deri më sot, 5 vite nga krijimi i strukturës së posaçme SPAK, problemi më i madh që ka hasur gjithë shoqëria shqiptare sot është mos hetimi i krimeve zgjedhore. Pra, deri më sot nuk ia mohon askush punën SPAK-ut, nëse ka bërë punë të mirë për krimet kundër personit, duke arrestuar apo duke shkatërruar disa banda, e meta e madhe e kësaj strukture është fakti që nuk ka asnjë dosje për krimet zgjedhore. Pra, dosja Çyrbja, që merr në dijeninë time shumë zyrtarë të tjerë socialist me vete, është një nga ato dosje që ndoshta është pikë fillimi për hetimin e krimeve zgjedhore në vendin tone dhe opozita ndodhet në një moment të tillë, ku përballë ka një makineri që quhet shtet dhe një makineri që quhet krimi i organizuar", u shpreh Hoxha.