Kush janë deputetët me SKY ECC & ENCROCHAT? Deda: Opozita ka bërë gjënë më të duhur. Politikanë, gazetarë të përfshirë...

Grupi Parlamentar i PD ka propozuar një ndryshim në rregulloren e Kuvendit, duke kërkuar që çdo deputet të vetëdeklarohet nëse ka përdorur aplikacionet SKY ECC & ENCROCHAT.

Për të folur rreth kësaj teme, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte kryeredaktori i gazetës "Liberale", Reldar Deda.

"Sipas mendimit tim opozita ka bërë gjënë më të duhur dhe duhet ta përforcojë shumë këtë aksion, sepse SKY dhe ENCROCHAT-i është rrezja politike e Edi Ramës në kuptimin metaforik. Gjëja më e bukur është se nuk e kanë zbërthyer autoritetet shqiptare por është zbërthyer nga partnerët tanë dhe nuk e kanë nën kontroll ose në kontroll menaxhimin e produktit që është zbuluar nga ENCROCHAT. Aty do të shihni perla. Keni të përfshirë politikanë, gazetarë, pronar mediash, ku krimi së bashku me gazetarët bëjnë programe dhe godasin një palë tjetër. Këto i keni informacione shumë të sigurta. Jam tronditur. Ke pronar mediash dhe gazetar që nuk ta pret mendja. Është një ngjarje tragjike", u shpreh Deda.