2 DEFEKTET E BUXHETIT 2025/ Çfarë nuk është parashikuar? Konfindustria ka 4 kërkesa
Konfindustria vlerëson, se projekt buxheti 2025 është e nevojshme të shoqërohet me paketë fiskale, për të siguruar qëndrueshmërinë ekonomike dhe shpjegim e mënyrës së shpërndarjes të shpenzimeve, sidomos kur flasim për projektet.
Kreu i konfindustrias Gjergj Buxhuku, për OraNews i cilësoi si dy defekte kryesore në projektligjin e buxhetin 2025.
Theksoi se Konfindustria do të paraqesë në Kuvendin e Shqipërisë një paketë kërkesash.
E para lidhet me çmimin e karburanteve.
Buxhuku: Kemi karburantin më të shtrenjtë në Europë, 65%-75% më shumë se vendet e rajonit.
Një tjetër prej tyre lidhet me konkurencën tregtare dhe forcimin e lekut.
Si pasojë e rënies së monedhave të tjera si euro dhe dollari përmes së cilave kryen shkëmbimet tregtare me jashtë, Buxhuku thekson se prodhimi shqiptar është pranë falimentit.
