Buxheti 2025/ Radonshiçi: Kemi investime në infrastrukturë por duhet edhe më shumë investim në bujqësi
Ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiç në një intervistë në Ora News u shpreh se projekt buxheti i vitit 2025 është një projekt buxhet si gjithë të tjerët dhe se nuk ka ndonjë gjë të re.
Radonshiç: Ky është një projekt buxhet që vetë qeveria po e marketon si një projekt buxhet i cili ka shumë përparësi.
Në fakt po ta shohim konkretisht ky projekt buxhet është një projekt buxhet si gjithë të tjerët që nuk është se ka ndonjë gjë të re.
Flitet për shumë fonde për ministrinë e Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale pra fliet për një alokim disi më të madh për çështjet sociale rreth 7.3% e prodhimit të brendshëm bruto.
Nuk është se ka ndonjë rritje të skemës së pensioneve për vitin 2025 dhe indeksimi mendoj se nuk do jetë shumë i lartë.
Një tjetër element që do ta konsideroja negativ është edhe pakti i bujqësisë.
Nuk do të sjelli invesitme strategjike në bujqësi, subvencione e cila do të ndihmojë në bujqësi.
