FORMACIONET/ Dueli për titull, Napoli kryesues sfidon Interin në “San Siro”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2024, 20:43
Inter-Napoli është super dueli i mbrëmjes së sotme në Seria A, që vendos përballë dy skuadrat e para në renditje.
Inzaghi dhe Conte kanë përzgjedhur dhe formacionet zyrtare.
Asnjë risi nga strategu zikaltër i cili i beson vendosjes, 3-5-2, me Lautaron dhe Thuram në majën e sulmit.
Conte ndërkohë përgjigjet me 4-3-3. Lukaku do të mbështetet nga Kvaratskhelia dhe Politano. Rrahmani është titullar në mbrojtje.

