M.United fiton thellë ndaj Leicester, Tottenham pëson tjetër disfatë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2024, 20:30
Manchester United është rikthyer te fitorja në kampionat, teksa mposhti 3-0 Leicester.
Një gol i Fernandes dhe një autogol i Kristiansen vendosën pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe Garnacho.
“Djajtë e kuq” renditen në vendin e 13-të dhe synojnë që të ngjiten sa më shpejt në tabelë.
Në ndeshjet tjera të luajtura këtë të diel, Nottingham Forest-Newcastle përfundoi 1-3, ndërsa Tottenham-Ipswich u mbyll me shifrat 1-2.

