“Paqe” mes Laçit dhe Elbasanit

Laçi dhe Elbasani nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, në duelin e vlefshëm për javën e 13-të të Abissnet Superiore.

Fillimisht ishte Laçi që shënoi me Mjakin në minutën e tretë. Tsague humbi një 11-metërsh në pjesën e parë, por që do ta korrigjonte gabimin në minutën e 59-të.

Pas 13 javëve kampionat, Laçi numëron 12 pikë, ndërkohë që Elbasani ka 17 pikë.