VIDEO/ Përmbysje e pabesueshme e Brightonit, Manchester City pëson humbjen e dytë radhazi në kampionat

Manchester City pëson humbjen e dytë radhazi në Premier League dhe i jep mundësi Liverpoolit të kryesojë i vetëm me 25 pikë e madje të nisë shkëputjen me një fitore të mundshme ndaj Aston Villas në në takimin e orës 21:00.

Skuadra e Pep Guardiolës u duke se do të kthehet te fitorja në kampionat teksa mori kryesimin përballë Brightonit që në minutën e 23-të me Erling Haaland, por u kap në vështirësi në pjesën e dytë, duke pasur dy gola në minutat 78’ dhe 83’.

Golin e parë për vendësit e realizoi Joao Pedro, i gjendur në vendin dhe momentin e duhur, dhe pesë minuta më vonë sigloi golin e përmbysjes së rezultatit O’Riley, i asistuar pikërisht nga Joao Pedro.

City i pati minutat në dispozicion për ta shmangur humbjen, por nuk ia doli përballë një mbrojtje të hekurt të Brightonit, që me këtë sukses shkon në kuotën e 19 pikëve, katër më pak se Citizens.

GOLAT:

https://www.goalstube.online/2024/11/brighton-manchester-city.html