Barazimi ndaj Cagliarit, Fonseca: Mbrojtja, problemi ynë, Leao po rikthehet

Nuk u mbyll një javë perfekte për Paulo Fonsecan, të cilit iu desh të kënaqej me një barazim ndaj Cagliarit, pas atij triumfi të pabesueshëm kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve.

"Problemi ynë ishte mbrojtja, kishte shumë vështirësi në krosimet e Cagliarit dhe ne fituam shumë pak duele me kokë, kështu është e vështirë të fitosh një ndeshje.

Golat e pësuar: “Ne nuk mund të pësojmë një gol të tillë në fillim të ndeshjes, edhe nëse për mua ishte jashtë loje. E njëjta gjë me golin e dytë.

Kishim pak agresion në mbrojtje sidomos nga individët. Theo Hernandez mund të bëjë më mirë në mbrojtje si gjithë të tjerët, përveç linjës përballë Maignan”.

Camarda dhe Leao: "Nuk ishte e lehtë për Camardan, jam i kënaqur me atë që bëri. Leao po rikthehet, ne e duam kështu: vendimtar dhe të luajë me ekipin".