VIDEO/ Spektakël me 6 gola mes Cagliarit dhe Milanit, Alen Sherri debuton me barazim në Serie A
Milani nuk i bën dot dy fitore radhazi në transfertë në Serinë A dhe e ka të vështirë ta kalojë krizën e rezultateve, që kulmoi me humbjen në “San Siro” përballë Napolit.
“Djalli” barazoi 3-3 në transfertë Cagliarin dhe mbetet në vendin e shtatë me 18 pikë.
Alen Sherri pëson golat e parë në Serinë A pikërisht në ndeshjen debutuese ndaj Milanit, ku u aktivizua titullar.
Në minutën e 16-të të këtij takimi, Leao mori një pasim pas shpinës së mbrojtjes nga Reijnders dhe shmang me një parabolë daljen e Sherrit, duke e dërguar topin në rrjetë.
Në fakt, ky ishte goli i barazimit 1-1 pasi më herët, ose më saktë që në minutën e dytë për vendësit kishte shënuar Zortea.
Pak para se të mbyllej pjesa e parë, Leao u gjend sërish përballë Sherrit dhe nuk gaboi, 1-2.
Vetëm pak çaste më vonë, pa rënë bilbili për mbylljen e fraksionit të parë, barazoi shifrat në 2-2, por ky gol u anulua nga VAR-i për pozicion jashtë loje.
Pjesa e dytë nisi me gol për vendësit: Zappa përfitoi nga një gabim fatal i mbrojtjes së Milanit, duke barazuar rezultatin.
Milani ia doli të rikthente epërsinë për herë të tretë me Abraham në minutën e 69-të, por Zappa realizoi të dytin personal dhe të tretin për ekipin e tij pak para fundit, 3-3.
Golat:
https://www.goalstube.online/2024/11/cagliari-milan.html#google_vignette
