''Fëmijët e magjepsur'', shfaqja që sjell në skenë artistët më të vegjël

“Fëmijët e magjepsur” një shfaqje që solli në skenë performance teatrale, muzikë dhe kërcime nga fëmijë.

Kjo shfaqje u realizua nga vetë fëmijët në bashkëpunim me regjizoren.

Shfaqje teatrale, këngë dhe kërcime u sollën në skenë nga artistët më të vegjël.

“Fëmijet e magjepsur” shfaqja më e rë në Akademinë e arteve shpalosi dhe talentet e vogëlushëve.

“Busulla magjike” i çoi fëmijet në “anijen e piratëve” një shfaqje teatrale e performuar plotësisht nga vogëlushët.

Pasi u njohën me botën e piratëve, dëshira e fëmijëve ishte të njiheshin më shumë me të ardhmen dhe ndikimin që teknologjia do të ketë në jetën e tyre.

Nuk munguan performancat e këngëve dhe kërcimeve.

Madje u krijua një ndërthurje mes muzikës moderne dhe asaj tradicionale.

Por fëmijët nuk realizuan vetëm performancat ata gjithashtu morën pjesë dhe në krijimin e skenarit të shfaqjes së bashku me regjizoren.