Qëllimi i studimit mbi origjinën e gjuhëve/ Heggarty: Të studiojmë se kur janë zhvilluar…
Gjuha shqipe mendohet se daton rreth 6 mijë vjet më parë.
Autori i një studimi të publikuar 1 vit më parë në revistën “Science”, thotë në një intervistë ekskluzive për Ora News se kemi të bëjmë me shqipen si degë më vete të gjuhëve indoeuropiane.
Thënë kjo, është e pamundur për të përcaktuar saktësisht lashtësinë e një gjuhe.
Heggarty gjithashtu u shpreh se qëllimi i studimit është për të studiuar origjinën e këtyre gjuhëbe indoeuropiane dhe kur janë zhvilluar ato.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Z. Heggarty cili është qëllimi i studimit mbi origjinën e gjuhëve, si është arritur në këtë konkluzion pra mbi ç’metodikë është zhvilluar?
Heggarty: Qëllimi i studimit është të zbulojmë origjinën e të gjithë familjes indoeuropiane të gjuhëve. Ekzistojnë rreth 162 gjuhë të familjes indoeuropiane, është një familje e madhe, dhe qëllimi është, siç e thashë, të studiojmë origjinën e këtyre gjuhëve dhe kur janë zhvilluar ato.
Pra, shqipja është një prej gjuhëve të kësaj familjeje të madhe. Metodat që ne përdorim, janë në fakt metoda që janë zhvilluar në disiplina të tjera, jashtë disiplinës së gjuhësisë.
Janë disiplina që lidhen me bioshkencën, dhe janë metoda që bioshkenca ka zhvilluar për të kuptuar se si një familje biologjike kafshësh të ndryshme, është e lidhur brenda grupimit të saj.
Pra janë pikërisht këto metoda të këtyre familjeve biologjike që ne adoptojmë në studimin e një familjeje gjuhësore.
Ne e përdorim këtë metodë për të kuptuar se si një familje, në formën e një peme, ashtu si një familje biologjike edhe një familje e një peme gjuhësore, studiojmë se sa afër janë degët e kësaj peme dhe në cilin moment kohor një prej këtyre degëve të pemës është shkëputur nga trungu i saj kryesor.
Pra, kuptojmë në mënyrë të kalibruar momentin në kohë kur një nga këto të pemës është shkëputur prej trungut.
