''Jam i dashuruar ende, ka përfituar prej meje 5 mln lekë''/ Plago*i me thi*ë ish të dashurën, gjykata e Korçës lë në qeli 41-vjeçarin
Plagosi me thikë në zonën e qafës ish të dashurën e tij gjykata e Korçës cakton masën arrest me burg për 41 vjeçarin Ilir Çami.
Sipas mbrojtjes gjatë seancës gjyqësore Çami ka shprehur pendesë për plagosjen por ka ngritur pretendimin se Mandarina Çela ka përfituar prej tij shuma monetare në periudha të ndryshme që arrinin deri në 5 milion lekë të vjetra.
Gjatë seancës ai ka shpjeguar se arsyeja e konfliktit ka qënë pikërisht fakti se Mandarina nuk i kthen lekët që i ka marrë.
Pavarsisht të gjithave ai ka thënë se ëahtë ende i dashuruar me Çelën.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e së mërkurës teksa shtetasja 46 vjeçarja Manderina Çela ka qënë duke lëvizur në lagjen nr 4 në afërsi të spitalit rajonal të Korçës.
Autori dhe 46 vjeçarja shkëmbyen shkurtimisht një bisedë teksa kjo i fundit i ka thënë mos më përndiq, kaq ka mjaftuar që konflikti i tyre të agravonte deri në përdorimin e thikës që autori e posedonte.
Ilir Çami plagosi ish të dashurën në zonën midis mjekrës dhe qafës, por fatmirësisht plaga nuk ishte e thellë dhe aktualisht 46 vjeçarja ka lënë ambjentet e spitalit dhe është kthyer në banesën e saj.
