E rëndë në Tiranë/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, ndërr*n je*ë 56-vjeçari punonjës i sigurisë (EMRI)
Një 56 vjeçar ka ndërruar sot jetë në Tiranë.
56 vjeçari i identifikuar si Han Draxhoshi sipas burimeve ishte punonjës i 'ILLYRIAN GUARD' dhe punonte tek Albcontrol në Rinas.
Gjatë orarit të punës 56 vjecari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike dhe ka ndërruar jetë në spital.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin).
Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
