“Potencial i jashtëzakonshëm turistik”, Rama publikon videon dhe fton të rinjtë: Zgjidhni arsimin profesional në sektorin e hotelerisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2024, 08:48
Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me disa pamje, që ai i quan potencial i jashtëzakonshëm turistik.
Kreu i qeverisë fton të rinjtë që të zgjedhin arsimin profesional në sektorin e hoteleri turizmit, ku përgatiten edhe profesionistët e rinj.
“MIRËMËNGJES dhe me disa sekuenca të potencialit të jashtëzakonshëm turistik e me ftesën për të zgjedhur Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku po përgatiten profesionistët e rinj, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.
