EMRI/ Detaje nga shpërthi*i me trit*l në Shkodër, ja kush ishte shënjestra
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2024, 09:21
Në orët e para të mëngjesit në Shkodër ka shpërthyer nja sasi eksplozivi në derën e një banese në Shkodër.
Shpërthimi, sipas ABC News, ka ndodhur në derën e banesës së Ardian Fierzës.
Kjo është hera e dytë, që këtij shtetasi i vendosin lëndë shpërthyese.
Në gusht të këtij viti, Fierzës iu vu një sasi tritoli në agjencinë funerale, e cila rezultonte në pronësi të tij.
Policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për të identifikuar personat, të cilët qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje./ABCNEWS
