Qime brenda ushqimit/ Klientja blen burger për fëmijët, gjen papastërti të dukshme me sy të lirë (FOTO)

Një incident shqetësues është shënuar tek “Burger King”, pasi një konsumatore gjeti një qime të gjatë brenda një burgeri.

Ajo ishte ulur në fast-foodin që pretendon se sjell të njëjtin cilësi me ato amerikane e europiane, por që vakti rezultoi me një qime që mund t’i mbeste në fyt!

Mamja ishte ulur aty me fëmijën e saj, por burgeri që bleu përmbante papastërti të dukshme me sy të lirë, gjë që ngriti shqetësime serioze për higjienën e ushqimit në këtë vend ku konsumohet ushqim kryesisht nga të rinjtë.

Incidenti i la një shije të hidhur konsumatores, i cili shprehu shqetësimin se fëmija e saj nuk do të konsumonte më ushqim në këtë pikë fast-foodi.

Pasi ajo u ankua tek Burger King për cilësinë e burgerit me qime brenda, iu rimbursua shuma që pagoi për porosinë dhe u largua.

“Kthyen leket se nuk mund te hante femija perseri aty”,-shkruan klientja./ JOQ

Qime brenda ushqimit/ Klientja blen burger për fëmijët, gjen