Dhu*oi bashkëshorten, vihet në pranga 63-vjeçari në Bulqizë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2024, 12:53
Një 63-vjeçar është arrestuar në Bulqizë pasi dhunoi bashkëshorten e tij.
Policia njofton se 63-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërsa dhunonte në banesën e tij bashkëshorten.
“Komisariati i Policisë Bulqizë, arrestoi në flagrancë shtetasin F.Xh., 63 vjeç, banues në Bulqizë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.”, njoftoi policia.
