"Kanë vd*kur 5 fëmijë"/ Revoltohen banorët e Peqinit, bllokojnë rrugën dhe kërkojnë drejtësi për Endin
Banorë të Njësisë Administrative Pajovë kanë zhvilluar një protestë masive për të sensibilizuar strukturave shtetërore për marrjen e masave që të eliminohet rreziku nga aksidentet rrugore.
Duket iu drejtuar Autoritetit Kombëtar Rrugor, Bashkisë, Komisariatit të Policisë Peqin banorët kanë kërkuar vendosjen e sinjalistikës rrugore, ngadalësuesve të shpejtësisë përgjatë aksit të rrugës kombëtare Peqin -Pajovë-Elbasan.
Protesta vjen pas aksidenteve të shumta me pasoja për jetën. Pak ditë më parë në Pajovë humbi jetën nga aksidenti një 8-vjeçar, çka nxiti më tepër zemërimin e banorëve. Ata deklarojnë iu rrezikohet jeta dhe masat janë emergjente.

Protestuesit thanë se kanë vdekur të paktën 5 fëmijë në rrugë. Sipas tyre, rruga ka kufizime shpejtësie, por shoferët ecin shumë shpejt.

“Drejtësi për Endin” ishte parulla që mbanin ata në duar. Të pranishëm në protestë ishin edhe fëmijët që kërkonin siguri për veten. Kujtojmë se aksidenti i Endit tronditi opinionin publik. Ai u vra nga një makinë teksa po shkonte te varri i nënës së tij për të vendosur lule.

