''Që në fillim kam pasur dyshime për Reformën në Drejtësi'', Trenova: Institucionet gjyqësore nuk mund të kontrollohen nga politika

Ish prokurori, Gentian Trenova i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se institucionet e krijuara nga Reforma Zgjedhore janë në kundërshtim me parimin e shteteve demokratike për të patur institucione gjyqësore të pavarura.

Trenova: Që në fillimet e saj unë e kam parë me shumë dyshime nisjen e Reformës në Drejtësi dhe qëllimeve të saj kryesore.

Sepse institucionet e krijuara nga Reforma në Drejtësi janë institucione të cilat janë plotësisht në kundërshtim me parimet e shteteve demokratike për të patur institucione gjyqësore të pavarura.

Nuk mundet që institucionet gjyqësore siç është KLP, KLGJ, ILD të kontrollohen nga politika.

Duhet të jenë pjesë nga brenda sistemit gjyqësor.

Nuk është ide fallco që këta janë të pavarur sepse në fund të fundit ata shkojnë aty me vullnet politike dhe nuk e njohin sistemin nga brenda.

Vetë kjo ideja e kontrollit të sistemit gjyqësor nga populli apo shoqëria civile është ide e goditjes së pavarësisë së sistemit gjyqësor.