I dënuar për vra*jen e Madrit Ulqinakut, Apeli i ul dënimin Hergito Peqinit

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithashëm në Tiranë i ka zbritur 1 vit e 4 muaj dënimit të shtetasit Hergito Peqini, i dënuar për vrasjen me dashje të Madrit Ulqinaku si dhe armëmbajtje pa leje.

Nga 8 vite që u dënua përfundimisht në Shkallën e Parë në mbledhje të dënimeve dhe duke praktikuar gjykimin e shkurtuar me zbritjen e 1/3 së dënimit, me vendimin e Apelit, Hergito Peqini do të vuajë 6 vite e 8 muaj.

Madrit Ulqinaku është vrarë me armë zjarri në afërsi të bulevardit kryesor të Elbasanit në Gusht të vitit 2022.

Për ngjarjen Policia arrestoi Hergito Peqinin dhe të miturin Klaudjan Sallufi.

Ky i fundit u dënua me 2 vit burgim për moskallëzim krimi.

33 vjeçari nga adoleshentët, pas një konflikti të çastit teksa këta të fundit dyshohet se ishin nën efektin e substancave narkotike.

Për ngjarjen në atë kohë u arrestua edhe 18 vjeçari Eiden Dino, që rrëfeu gjithë dinamikën e saj.