Nikaj: Bashkëpunimi me SHBA-të ka qenë e do të jetë, por a do mundet Kosova të fitojë vëmendjen e Administratës “Trump”

Donald Trump është Presidenti i 47 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Këtë e konfirmoi dhe kundërshtarja e tij në zgjedhjet presidenciale, kandidatja demokrate Kamala Harris e cila i telefonoi fituesit të zgjedhjeve presidenciale amerikane, për ta uruar për fitoren e tij.

Zëvendëspresidentja në detyrë, e cila me këtë telefonatë njeh humbjen e saj, diskutoi me presidentin e ardhshëm rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe mësohet se i kërkoi Trumpit të ishte presidenti i të gjithë amerikanëve.

Ish-ambasadori i Kosovës në Bruksel, tashmë përfaqësues i PDK-së, Bernard Nikaj në studion e lajmeve në “Ora News” analizoi rezultatin, por edhe çfarë pritet të ndryshojë në politikën kosovare nga ky rikthim i bujshëm i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Tashmë ka ndodhur ajo që për dikë është cilësuar si e papritur që do të ishte një garë e afërt mes z. Trump dhe znj. Harris, por realisht Trump vitoi në mënyrë bindëse si me votë popullore, mirëpo Partia Republikane mori dhe Senatin dhe tani ka mbetur për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Dhomën e Përfaqësuesve.

Dhe shumë pak njerëz e kanë menduar se kjo do të ndodhte kështu. Ne në Kosovë kemi pasur rastin që të punojmë me Administratën “trump” në mandatin e saj të parë.

E dimë që nuk është një administratë konvencionale, mirëpo situata gjeopolitike është tjetër dhe duhet të shikojmë se si do të pozicionohet tashmë, dhe kryesisht për ne si Kosovë kemi si shqetësime kryesore në rolin që do të ketë administrata e re amerikane në integrimin tonë në strukturat euro-atlantike.

SHBA-të në gjithë administratat e saj kemi pasur një bashkëpunim gjeo-strategjik dhe tashmë edhe situatat janë të ndryshme.

Dhe pyetja do të jetë tashmë se sa vendet tona do të arrijnë të marrin vëmendjen e SHBA-së pikërisht nisur nga këto situata të reja që kanë ndodhur nga largimi i administratës së parë të z. Trump”, theksoi ndër të tjera Aleksandër Çipa.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME BERNARD NIKAJN