Tragjedi emigrantësh në ujërat grekë, 4 viktima, tre burra dhe një grua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Nëntor 2024, 12:51
Një tjetër tragjedi emigrantësh është regjistruar në ujërat grekë. Mediat vendase raportojnë se rojet bregdetare në Rodos kanë gjetur katër viktima, të gjithë emigrantë.
Nga të dhënat e para janë gjetur 25 persona që ndodheshin në gomone, ndërsa kërkimet ende vijojnë.
Në hetim janë përfshirë një gomone patrullimi e rojes bregdetare, dy avionë dhe një mjet tokësor.
