Krasniqi: Fitorja e Trump nuk do të ketë ndryshime për Shqipërinë, por për Kosovën ka paralajmërime

Kolë Krasniqi ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në një intervistë me Ora News tha se zgjedhjet e fundit presidenciale nxitën debate të forta në SHBA.

Krasniqi: Zgjedhjet e fundit presidenciale nxitën debate të forta në SHBA. Përkrahësit e Trupit po e cilësojnë fitoren e Trump si një rikthim të fuqisë amerikane bashkë me fuqinë ushtarake. Ata që janë kundër Trumpit, janë më të pakët dhe po e shohin rikthimin e tij si një fund të demokracisë.

Ne si shqiptarë duhet ta shohim si një ndërrim të kreut të SHBA-ve dhe nuk e besoj se do të ketë një ndryshim cilësor me Shqipërisë, ndërsa me Kosovën ka paralajmërime se do të ketë ndryshime në raportet tona.