''Me 10 nëntor prezantojmë programin politik'', Goxhaj: Trump krijoi një hapësirë që na mungonte shumë

Avokati, Altin Goxhaj në një intervistë në Ora News u shpreh se në datën 10 nëntor do prezantojë progamin politik.

Goxhaj: Unë kam që dje në orën 10 që ende nuk kam fjetur, sepse nuk kam kohë për shkak se ftesave e takimeve.

Në datën 10 nëntor ne prezantojmë programin tonë politik që këta e quajnë ekstremi i djathtë, që është thjesht e djathtë.

Ajo që ka bërë Donald Trump këto ditë, sidomos sot që ishte finalja krijoi një hapësirë që na mungonte tmerrësisht shumë.

Të jesh pro Trump do të thotë të jesh kundër Soros.