Triumfi i Trump, Shehu: Kjo valë e konservatorizmit do të përhapet, pasi e majta është shkatërrimtare e ekonomive dhe vlerave kudo në botë
Donald Trump është rizgjedhur President i SHBA-ve. Republikani ka thyer rekordin duke rrëzuar çdo parashikim të sondazheve dhe mediave amerikane duke fituar dy mandate në krye të presidencës së SHBA-ve.
Deputeti demokrat Tritan Shehu në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News”, komentoi fushatën zgjedhore dhe fitoren e republikanit Donald Trump.
“E prisnim apo jo këtë rikthim të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë pak rëndësi ka ka, sepse majtizmi populist në tërësi kishte pësuar vetë disfata dhe ishte e domosdoshme një rikthim tek e djathta konservatore në SHBA, dhe për t’u hapur më pas në gjithë botën.
Kjo sepse e majta populiste në dështimet e saj të mëdha në ekonomi, në politikat sociale, në qëndrimet ndaj vlerave, kishin shkaktuar një reaksion negativ tek njerëzit gjë që u manifestua qartësisht tek zgjedhjet në SHBA.
Kjo është një valë e konservatorizmit të djathtë që do të përhapet, pasi e majta është shkatërrimtare e ekonomive dhe vlerave kudo në botë”, u shpreh në analizën e tij, Tritan Shehu.
Donald Trump mori drejtimin e Partisë Republikane dhe më pas Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 2016, duke bërë kështu që edhe me zgjedhjet e 2024 të fitojë 2 mandate presidenciale.
Ai është presidenti i dytë në historinë e SHBA që fiton mandate jo të njëpasnjëshme. I pari ishte Grover Cleveland. Votuesit shprehën zhgënjim të thellë me administratën e Bidenit dhe Trump performoi më shumë në zonat urbane, veçanërisht me burrat. Trump mposht zëvendëspresidenten Harris, e cila hyri në këtë garë pak më shumë se 100 ditë më parë.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME TRITAN SHEHUT

