Triumfi i Trump, Andoni: Kamala Harris ishte e vogël përballë hijeve të dinozaurëve të demokratëve, Obama dhe Clinton

Triumfi i Trump, Andoni: Kamala Harris ishte e vogël përballë

Donald Trump është rizgjedhur President i SHBA-ve. Republikani ka thyer rekordin duke rrëzuar çdo parashikim të sondazheve dhe mediave amerikane duke fituar dy mandate në krye të presidencës së SHBA-ve.

Kur janë numëruar mbi 80% e votave duket se Trump ka korrur një fitore spektakolare përballë Harris.

Analisti Ben Andoninë një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News”, komentoi fushatën zgjedhore dhe fitoren e republikanit Donald Trump.

“Kamala Harris është një person që edhe si zv.Presidente ka qenë në hije, ndërsa gjatë fushatës ajo nuk u ngrit në lartësinë e dinozaurëve të politikës së Demokratëve, si Barack Obama dhe Bill Clinton.

Hija e tyre ishte shumë  madhe për të. Megjithatë ishte koha e Donald Trump, duhet ta pranojmë.

Sepse zgjidhjet e tij ishin më praktike, si ajo emigracionit, ekonomisë dhe të gjitha këto linin shteg për të parë një qasje më pragmatiste e republikavëve, por diferenca është e paimagjinueshme mes dy kandidatëve.

Triumfi i Trump, Andoni: Kamala Harris ishte e vogël përballë

Zonja Harris nuk e mbante peshën e Partisë Demokratike atje. Pasi dy presidentët që fola më lart janë gjallë akoma”, u shpreh në analizën e tij, Ben Andoni.

Donald Trump mori drejtimin e Partisë Republikane dhe më pas Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e 2016, duke bërë kështu që edhe me zgjedhjet e 2024 të fitojë 2 mandate presidenciale.

Ai është presidenti i dytë në historinë e SHBA që fiton mandate jo të njëpasnjëshme. I pari ishte Grover Cleveland. Senatori JD Vance do të bëhet zëvendëspresidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara.

Votuesit shprehën zhgënjim të thellë me administratën e Bidenit dhe Trump performoi më shumë në zonat urbane, veçanërisht me burrat. Trump mposht zëvendëspresidenten Harris, e cila hyri në këtë garë pak më shumë se 100 ditë më parë.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME BEN ANDONIN