Rikthehet ''sfida'' Topalli-Balla/ PD cakton ish kryeparlamentaren drejtuese politike për Diasporën
Jozefina Topalli rikthehet me post drejtues në Partinë Demokratike, 8 vite pasi Lulzim Basha e distancoi duke mos e përfshirë në listat për depyetë dhe më pas nuk I dha asnjë funksion në selinë Blu.
Sali Berisha i ka ngarkuar bashkëpunëtores së hershme, rolin drejtueses politike për diasporës, me qëlim tërheqjen e votës së shqiptarëve që jetojën e punojnë jashtë vendit në zgjedhjet e vitit 2025.
Jozefina Topalli në këtë sfidë do të ketë përballë Taulant Ballën e Partisë Socialiste i cili ka nisur prej muajsh fushatën në qytetet Europiane dhe në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë një muaj pas burgosjes së Ervin Salianjit, Sali Berisha ka caktuar zëvendësin e tij për Elbasanin.
Tomor Alizoti do të drejtojë këtë qark ndërsa ai në 2021 me bekimin e Lulzim Bashës kishte drejtuar qarkun e Beratit.
Alizoti do të ketë përballë në zgjedhjet e 2025 socialistin Arbjan Mazniku.
Lëvizja e socialistëve për të caktuar tre drejtues qaqesh në Tiranë, ka bërë që edhe Sali Berisha të mendojë një gjë të tillë.
Kështu, Belind Këlliçin që është drejtues qarku I Tiranës do ta ndikojë në Kavajë dhe rrogozhinë si drejtues I degëve Fisnik Qosja, ndërsa ata do të kenë përballë Erion Veliajn, Ogerta Manastirliun dhe Elisa Spiropalin.
