Bardhi: Do të jemi përballë mazhorancës për buxhetin, Rama ngre kartonët për t'i shërbyer një grupi njerëzish
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Nëntor 2024, 12:58
Ka mbaruar mbledhja e grupit parlamentar të PD-së, teksa kreu i grupit parlamentar të kësaj partie Gazment Bardhi tha se opozita do të jetë përballë mazhorancës.
Bardhi: Deputetët e mazhorancës siç e kanë shfaqur në 12 vite të miratimit të buxhetit janë kartona që i shërbejnë interesave të Ramës dhe një grushti njerëzish pa patur në vëmendje pensionistët, fermerët, shtresat në nevojë.
Grupi i PD do të jetë përballë mazhorancës në diskutimin për Buxhetin.
