Fushata për pensionet/ Markaj: Mbështetja e pensionistëve përmes taksave ka ardhur duke u ulur

Jani Markaj nga Lëvizja Bashkë i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se mbështetja e pensionistëve përmes taksave ka ardhur duke u ulur.

Markaj: Janë shifrat që kanë nxjerrë me raportin e vitit të shkuar të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Në vitin 2021 shteti ka nxjerrë nga buxheti 229 milionë euro.

Shtesë buxhetore për të mbështetur skemën.

Në vitin 2022, 193 milionë euro.

Dhe në vitin 2023, 133 milionë euro.

Pra mbështetja e pensionistëve përmes taksave ka ardhur duke u ulur.

Kjo është aspekti i shifrave.

Kryeministri ka folur për në vit, por ai duhet ta sqarojë më imtësisht se çfarë ka dashur, ndoshta konsideron këtu edhe pagat që i jep sektorit buxhetor.