Rritja e pensioneve/ Goci: Nuk funksionon kështu qeverisja...Në qoftë se ti e financon nga buxheti i shtetit, ti je njëlloj duke pagujt rroga
Fushatë për pensionet, apo fushatë për pensionstët?
Kjo është tema që do të diskutohet sot në emisionin "Drejt" me Luan Ramën, në "Ora News", duke marrë shkas nga ky zgjim i çuditshëm dhe i papritur, nën një monotoni të zhvillimeve politike në vend pavarësisht ngjarjeve që kanë kulmuar edhe me veprimet e SPAK-ut në një mënyrë shumë radikale kohët e fundit.
I ftuar në studio, për të folur rreth kësaj teme ishte pedagogu Ervin Goci.
"Nuk funksionon kështu qeverisja, që; Unë jam këtu tani që qeveris, kam disa interesa të momentit dhe filloj i bëj yzmet shtresave sipas gjithë efektit elektoral që prodhojnë. Në qoftë se do të qeverisësh duhet ta kuptosh gjithë vazhdimësinë që është mes brezave, mes kontributorëve, mes atyre që përfitojnë... Un me thënë të drejtën duke dëgjuar çfarë thotë kryeministri, kam pas tronditje nga disa fjali që kam dëgjuar. Flitet për skemë të pensioneve ndërkohë që pensionet, në pjesë më të madhe financohen nga buxheti i shtetit, mbi 500 milionë euro. Jam për fjalët e kryeministrit, në qoftë se ti e financon nga buxheti i shtetit, ti je njëlloj duke pagujt rroga. Skemë do të thotë që skema mban veten e vet", tha Goci.
