Projektbuxheti 2025/ Janko: Rritja ekonomike për shkak të rritjes së konsumit të brendshëm
Eksperti i ekonomisë, Enea Janko në një intervistë në Ora News u shpreh se rritja ekonomike vjen për shkak edhe të rritjes së konsumit të brendshëm.
Janko: Zhvillimet ekonomike janë të tilla pra që e mundësojnë rritjen e të ardhurave të buxhetit dhe po ashtu edhe të shpenzimeve.
Shumica e të ardhurave që i vijnë këtij buxheti, vijnë nga taksat konsumatore, TVSH, akciza dhe taksat e tjera.
Dhe për shkak të rritjes së inflacionit pra të rritjes së çmimeve sidomos nga mallrat e importit, bëhet e mundur që të ardhurat nga këto taksa të rriten akoma më shumë.
U bë një trend disa vjeçar tashmë që rritja e çmimeve të importit por edhe të vendit është shoqëruar me rritjen e të ardhurave nga taksat për buxhetin e shtetit sigurisht edhe një mirë administrimi fiksal janë faktorët kryesorë që sjellin rritjen e të ardhurave të buxhetit të shtetit.
