Danaj: Nuk është 100% e saktë që janë rritur të ardhurat e sigurimeve shoqërore se është ulur informaliteti
Ekonomisti, Vjoldi Danaj i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se nuk është 100% e saktë që janë rritur të ardhurat e sigurimeve shoqërore se është ulur informaliteti.
Danaj: Nuk është edhe 100% e saktë që janë rritur të ardhurat e sigurimeve shoqërore se është ulur informaliteti.
Sektori privat e ka gjithmonë informalitetin.
Dhe ka një arsye se përse e ka.
Sepse derisa një shtet është i fokusuar tek rritja e presionit fiskal, derisa një shtet është i fokusuar vetëm thjesht tek taksat dhe nuk toleron biznesin, atëherë gjithmonë biznesi do gjejë devijime.
Sepse në fakt edhe ata që flasin po e shikojnë si armikun kryesor të pensionistëve punëdhënësit të cilët nuk po deklarojnë pagat reale.
Por nga ana tjetër nuk bëhet një analizë e mirëfilltë për tu kuptuar se cila është arsyeja se përse jemi në këtë pikë.
