Driloni destinacioni i fundjavës për të gjithë: Shpëtim nga zhurma e qyteteve të mëdha

Qytetarë nga Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Lezha kanë zgjedhur zonën e Drilonit për të kaluar fundjavën e tyre.

Favorizuar dhe nga temperaturat e ngrohta, kjo zonë e qytetit të Pogradecit, karakterizohet nga qetësia dhe peizazhet natyrore.

Qytetarë të shumtë e cilësuan si një shpëtim nga zhurma e qyteteve të mëdha.

Në asnjë sezon nuk mungojnë edhe turistët e huaj, të cilët vlerësojnë bukuritë natyrore dhe qetësinë që sjell vendi

"Kemi qëndruar me kamping, erdhëm dje në Pogradec, erdhëm që nga Greqia, do shëtisim me biçikletë edhe përreth liqenit. Parku ishte i këndshëm, vërtet një vend fantastik."

Në Drilon krahas bukurisë natyrore janë shtuar rrugicat për shëtitje dhe pedalim, ndërsa janë vendosur dhe hapësira argëtimi për fëmijët dhe struktura druri për të pushuar.