Margot Robbie bëhet nënë/ Sjell në jetë fëmijën e saj të parë

Aktorja Margot Robbie është bërë nënë për herë të parë.

Ylli i një sërë filmave të njohur të Hollivudit shquhet për privatësinë e saj teksa nuk jep detaje të imtësishme. Burime për mediat amerikane bëjnë me dije se ajo dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.

Shtatzënia e Robbie u bë e ditur në korrik të këtij viti, ku së bashku me bashkëshortin e saj Tom Ackerley, aktorja u shfaq gjatë lojërave të Wimbledon teksa dukej barku i rrumbullakosur.

Ylli i filmave “Barbie” dhe “Suicide Squad” u njoh me partnerin e saj në vitin 2013 gjatë xhirimeve të filmit “Suite Française”, ku Ackerley ishte asistent regjisor dhe Robbie luante rolin e Celine Joseph.

Çifti u martua më pas në dhjetor të vitit 2016 në një ceremoni private në Byron Bay, Australi, pa bërë publike fejesën përpara dasmës së tyre të madhe.

Aktorja e ka nisur karrierën e saj në vendlindjen e saj në Australi, ndërsa mori famë në vitin 2013, në rolin e Naomi Lapaglia në filmin “The Wolf of Wall Street” ku aktroi krahë aktorit të njohur Leonardo DiCaprio.

Puna e saj e parë si producente ishte filmi Barbie, për të cilin u vlerësua dhe me nominime Oscar.