Verë dhe histori në Berat, Merdani: Qëllimi, promovimi i qytetit dhe trashëgimisë së pasur të qytetit
Qyteti magjik i Beratit po përjeton një përvojë të paharrueshme festive me festivalin e “Wine and Stories of Berat” (Verë dhe histori në Berat).
I njohur për prodhimin e verërave në Shqipëri, Berati mikëpret të gjithë në këto ditë plot aktivitete, muzikë, histori dhe verë në tri ditët e festivalit.
Silvi Merdani, Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve e ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti, ishte promovimi i qytetit dhe trashëgimisë së pasur të Beratit, nëpërmjet aktiviteteve kulturore, organizohet nga Bashkia e qytetit.
“Nata e parë ishte e jashtëzakonshme dhe këtë entuziazëm e ndjemë tek të gjithë qytetarët, turistët dhe vizitorët.
Ka qenë një natë fantastike, dhe një atmosferë madhështore në Berat edhe pse ishte ditë e enjte, ndërsa mbrëmja e sotme do të ketë surpriza të tjera përveç verërave, do kemi dhe muzikantë. Dje kishim Eugent Bushpepajn, sot do të jetë Alban Skënderaj e të shtunën do jetë Mc Cresha.
Ka shumë turistë dhe çdo ditë e ndryshojmë planin në varësi të interesave që ata kanë. Jemi të befasuar nga interesi i vizitorëve, jemi të befasuar me bujtinat pjesëmarrëse dhe rezervimet e qytetarëve në të gjithë qytetin”, u shpreh ndër të tjera Silvi Merdani, Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME SILVI MERDANIN


