Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci paraqitet në SPAK (VIDEO)
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së kryebashkiakut të Shkodrës në SPAK.
Benet Beci ka ndenjur brenda SPAK për rreth 30 minuta, ndërsa ka lënë ambientet e Prokurorisë së Posaçme rreth orës 16.00.
Kryebashkiaku i Shkodrës nuk ka bërë asnjë koment për median, lidhur me thirrjen e tij në SPAK.
Kujtojmë se Benet Beci u shpall kryetar i bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e 2023.
Beci u shpall fitues në zgjedhjet e 14 Majit përballë rivalit demokrat Bardh Spahia duke u bërë i pari përfaqësues i PS që ulet në karrigen e kryetarit të bashkisë, pasi në 32 vitet e fundit Shkodra drejtohej nga kryebashkiakë demokratë.
Para se të bëhej kryebashkiak, Benet Beci ka patur postin e Drejtorit Ekzekutiv prej 13 vitesh në Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
Gjithashtu Benet Beci ka drejtuar edhe Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare.

