Progres-raporti i BE-së për Shqipërinë, Gjipali: Raporti është pozitiv, ka kapituj që duhen përmirësuar
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 16:23
Gledis Gjipali, Drejtori Ekzekutiv i EMA (European Movement Albania), në një intervistë në Ora News u shpreh se
Gjipali: Në radhë të parë është një raport pozitiv e pritej të ishtë i tillë për faktin që Shqipëria nisi negociatat së fundmi me BE dhe ky hap vjen si pasojë i zhvillimeve pozitive në vitet e fundit.
Në disa kapituj ka vlerësime më pozitive, pra ka një përgatitje më të madhe drejt anëtarësimit sic ka edhe kapituj për të cilin nuk ka zhvillime, ndër të tjerër për lirinë e medias apo për mbrojtjen e konsumatorit.
Këto kapituj nuk konsiderohen pozitive.
Ka gjithashtu në raport rekomandime të ndryshme, një pjesë e madhe janë të shprehur edhe në raport që janë rekomandime të vazhdueshme.
